Aktualitet

Mbrojti Fjolla Morinën, zbardhet përplasja e prokurorit Edmond Karriqi me gjyqtarin në Kukës, nuk ranë dakort për vitet e

1 Korrik 2021, 14:36 Nga DOSJA
Mbrojti Fjolla Morinën, zbardhet përplasja e prokurorit Edmond Karriqi

TIRANË– Drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi, i arrestuar një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është përplasur me anëtarët e Gjykatës së Kukësit për rastin e këngëtares Fjolla Morina, e cila u kap me armë në kufi të Shqipërisë.

Panorama.com.al shkruan se Gjykatësi Florin Demollari që shqyrtoi dosjen ndaj këngëtares, e cila u kap me dy armë zjarri të paligjshme teksa po vinte në Shqipëri, i riktheu dosjen prokurorit Karriqi, duke arsyetuar se fakti ishte “cilësuar gabim”.

Ndryshe nga Prokurori që akuzonte këngëtaren për “armëmbajtje pa leje”, gjyqtari arsyetonte se Fjolla Morina duhej të akuzohej për “trafikim të armëve dhe municioneve”. Kjo gjë ka sjellë përplasje mes dy organeve të drejtësisë në Kukës, por ai që ‘fitoi’ ishte Demollari. Përplasja vijoi dhe me caktimin e viteve të dënimit. Prokurori kishte kërkuar 7 vite burg, ndërsa Gjykata e dënoi atë me dy vite më shumë, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Morina u dënua përfundimisht me 6 vite.

Por, në momentin që u dha dënimi, Morina ishte arratisur dhe po shijonte pushimet në Dubai. Ajo u arratis ‘nën hundën’ e policisë teksa ishte nën masën ‘arrest shtëpie’ në Kukës, ende pa u dhënë vendimi. Më pas organi i akuzës bëri një kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të këngëtares.  

Karriqi u arrestua një ditë më parë në Kavajë pasi mori dy mijë euro rushfet në këmbim të lehtësimit të një mase sigurie. Bashkë me të u vu në pranga dhe Sekretari i Prokurorisë së Kavajës, Isuf Bega dhe dy persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll