Aktualitet

Aksidenti i trefishtë në Sarandë tremb pushuesit slloven: Sapo kemi mbërritur në Shqipëri, ata po encin me shpejtësi marr

1 Korrik 2021, 14:42 Nga DOSJA
Aksidenti i trefishtë në Sarandë tremb pushuesit slloven: Sapo

SARANDË– Aksidenti i trefishtë i ndodhur mesditen e sotme në Sarandë ka frikësuar dy turistë sllovenë, të cilët sapo kishin ardhur në bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.

Njëra nga tre makinat që u përfshinë në aksident ishte e turistit slloven, i cili tha për mediat se po rinte në makinë, ku ka ardhur një mjet me shpejtësi dhe është përplasur me të.

Unë po rrija në makinë, sapo kisha ndaluar në këtë vend ndërsa gruaja imë sapo kishte dalë nga makina. U përpoqa që të mos zija rrugën por të futesha në një qoshe siç e shihni, dhe brenda 2 minutash, një makinë po vinte me një shpejtësi dhe dukej sikur s’i funksiononin frenat. Kishte një shpejtësi marramendëse, dukej që ishte pa frena, u përplas me makinën time nga ana e shoferit dhe më pas në rrugën kryesore u përplas me një makinë tjetër. Mua më dhemb pak krahu, pastaj ka dëme materiale makina, u prish pasqyra, dy dyer të makinës nga krahu i shoferit, madje nga fuqia e madhe e përplasjes u hapën airbagët e makinës. Kishin vetëm pak orë në Shqipëri, sapo kishin arritur në Sarandë, po presim për një përkthyes që të japim dhe deklaratën tonë në polici”, tha turisti.

Ngjarja nodhi sot në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, ku 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk kishte të lënduar, vetëm dëme materiale. Në videon e publikuar nga ‘Sarandaweb’ shihet që makinat kanë bllokuar dhe trafikun në rrugë.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne sarande turistet slloven ne sarande aksident ne sarande turistet slloven ne sarande

Sondazh

Poll