Përplasjet për lejet në plazhe, ‘lulëzojnë’ dy raste në Vlorë, frikësojnë biznesmenët: Nëse policia na e lë ne n
1 Korrik 2021, 14:56Nga DOSJA
VLORË– Sotir Tafili menaxhon prej 15 vitesh një strukturë shërbimi në plazhin e Nartës. Këtë vit aplikoi në e-albania për të shfrytëzuar të njëjtën hapësirë, por që ishte skualifikuar e mësoi kur policia shkoi dhe i sekuestroi çadra e shezlongë.
“Zotëri ti je skualifikuar më thanë, mblidhi të gjitha dhe ik. Kisha aplikuar që në 19 prill, çfarë duhet tem shtesë, çfarë kam shkelur. Nuk më është dhënë asnjë shpjegim,”- tregon Tafili për Top-Channel.
Tafili e konsideron biznesin e tij të rregullt dhe ka 12 punonjës të siguruar.
“Shpresoj të arrijë ta bëjë shteti e të marrë masat. Nëse ma lënë mua në dorë, mund të përfundojmë në një masakër më të rëndë se ajo e Velipojës,”- tha Tafili ndër të tjera.
Një tjetër parcelë ku operon Dritan Koçiraj kanë të njëjtin paralajmërim. Vëllai i tij thotë se janë kërcënuar.
“Këtu po na vijnë njerëz, është e jona thonë. Ikën njëri vjen tjetri, duke na kërcënuar. Doikni thonë se është e jona. Nuk po kuptojmë asgjë,”- tregon vëllai i Koçirajt.
Në plazhin e Zvërnecit operojnë rreth 60 subjekte, prej të cilave policia dje gjeti të parregullt pa leje dytë tillë.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SARANDË– Aksidenti i trefishtë i ndodhur mesditen e sotme në Sarandë ka frikësuar dy turistë sllovenë, të cilët sapo kishin ardhur në bregdetin shqiptar pë...
TIRANË– Drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi, i arrestuar një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë Speciale kundër Korrups...
SHQIPËRI– 2 mijë e 456 viktima, 53 të infektuar aktivë dhe 130 mijë e 14 të shëruar. Ky është bilanci i Covid në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë ...
BERAT– Vijon prej katër ditësh lufta me zjarrin në Malin e Tomorrit, ku deri më tani janë shkrumbuar rreth 21 hektarë pyje.Terreni i thepisur, era e madhe e mbr...
TIRANË– Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për shpërndarje të parave të falsifikuara. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se personat me i...
KUKËS– Sipërfaqet pyjore në fshatin Kalimash në afërsi të rrugës Kolsh-Kalimash janë përfshirë ditën e sotme nga flakët.Mësohet se zjarri ka qenë i p...
PEQIN– Pas Durrësit, qyteti ku po zhvillohet një tjetër masakër mjedisore është Peqini. Dosja.al ka mësuar vendgrumbullimit të mbetjeve në këtë qytet i ës...