Bota

Vuçiç nuk zbaton Marrëveshjen e Washingtonit për Ambasadën në Jerusalem: Ne respektojmë veten më shumë

1 Korrik 2021, 12:21 Nga DOSJA
Vuçiç nuk zbaton Marrëveshjen e Washingtonit për

SERBI– Ditën e sotme skadon afati i Serbisë për zhvendosjen e Ambasadës në Jeuzalem dhe presidenti i vendit Aleksandër Vuçiç, ka lënë të kuptohet se nuk do ta respektojë marrëveshjen e Washingtonit në lidhje me këtë çështje.

Vuçiç u zotua se do ta zhvendoste ambasadën Serbe nga Tel Aviv në Jeruzalem, por presidenti më vonë tha se në lidhje me këtë gjë do të vepronte në interes të Serbisë duke theksuar se që kur Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka ndryshuar edhe qëndrimi i Serbisë për të.

Kreu i shtetit serb ka thënë se Izraeli s’mund të kërkojë diçka të tillë nga Serbia, meqë e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Në fund Vuçiç ka thënë se Serbia është shtet i pavarur dhe do të vepron në interes të vetes.

“Ne kemi pasur marrëveshje dhe kam pasur bisedë me kryeministrin e Izraelit, qartë ia kam thënë që nuk e nënshkruaj një dokument të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët, por vetëm me amerikanët, dhe kjo kishte të bënte edhe me raportet e Izraelit me ne. Mos u shqetësoni për pozitën e Serbisë. Ne do të veprojmë në akordancë me ligjin ndërkombëtar, por edhe me interesin e Serbisë, dhe këto interesa kanë ndryshuar që kur Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ne respektojmë miqësinë me Izraelin, por respektojmë dhe vetveten. Ju s’mund të na thoni, që ne kemi njohur pavarësinë e një pjese të territorit tuaj, dhe ju vazhdoni sepse jeni nën presion nga ata që na kanë bërë presion neve, bëjeni të njëjtën”, ka thënë Vuçiç.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aleksander vucic ambasada serbe ne jeruzalem kosove aleksander vucic ambasada serbe ne jeruzalem kosove

Sondazh

Poll