Sport

Barcelona në pritje të tymit të bardhë, nga nesër ylli Leo Messi lojtar i lirë

30 Qershor 2021, 19:18 Nga DOSJA
Barcelona në pritje të tymit të bardhë, nga nesër ylli

SPANJE – Deri tani, në shtëpinë katalane, nuk ka tym të bardhë. Presidenti Laporta, këtë mëngjes, u paraqit si zakonisht në zyrë. Aty e prisnin me dhjetëra gazetarë, që donin të dinin fatin dhe të ardhmen e yllit të Barcelonës. Laporta ishte i qetë, u tha të prisnin…

Argjentinasit, pas mesnatës së sotme, i përfundon kontrata dhe të enjten e 1 korrikut është lojtar i lirë dhe mund të nënshkruajë me cilën skuadër që dëshiron dhe plotëson kërkesat e “Pleshtit”.

Por, gazetari Fabrizio Romano, ekspert në fushën e transferimeve, shprehet i bindur se është vetëm çështje ditësh, që Lionel Messi të të nënshkruajë kontratën për të vazhduar bashkëpunimin me Barçën deri në qershor të vitit 2023.

Interesim për 34-vjeçarin argjentinas kanë shprehur shumë skuadra, por siç duket më i mundshëm do të jetë ribashkimi me Pep Guardiolan te Manchester City, në rast do të gjendet një arsye e pranueshme për t’u bërë “divorci” Messi-Barcelona.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “divorci” messi-barcelona “pleshtit” fabrizio romano manchester city pep guardiolan presidenti laporta yllit të barcelonës “divorci” messi-barcelona “pleshtit” fabrizio romano manchester city pep guardiolan presidenti laporta yllit të barcelonës

Sondazh

Poll