Sport

“Euro2020” / Dy ndjesi të kundërta, Europiani po luhet edhe jashtë fushe…

30 Qershor 2021, 18:10 Nga DOSJA

ANGLI – Një Europian, që vazhdon të miksojë dy ndjesi, sa të kundërta aq edhe të ngjashme. Nga njëra anë atmosfera e rikthimit në normalitet, me pjesëmarrje tifozësh të cilët shfaqin entuziazmin e tyre edhe të çliruar nga frika e virusit, ndërsa nga ana tjetër, shfaqet hija e frikës së rikthimit të maktheve të kurbave të grafikave në ulje e ngritje të rasteve të reja me koronavirus.

Anglia është shndërruar në shembullin e këtij kontrasti dhe orët e fundit këtë po e shfaq edhe më tepër. Pak ditë më parë qeveria e Boris Johnson lejoi pjesëmarrjen e tifozëve deri në 75% të kapacitetit të stadiumit të “Wembley”, një shifër që shkon deri në 60 mijë tifozë, por nga ana tjetër, po rritet ndjeshëm numri i rasteve me Covid të versionit “Delta” dhe pikërisht në Londër.

Janë dukuri dhe shifra që shkojnë në drejtime të kundërta, por që kohët e fundit kanë prodhuar edhe një debat në distance, mes drejtuesve të kujdesshëm të BE-së, Dragit, apo Merkelit dhe entuziazmit të UEFA-s. Me fjalë të tjetra, Europiani po luhet edhe jashtë fushe…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport boris johnson covid të versionit “delta” frika e virusit uefa-s wembley boris johnson covid të versionit “delta” frika e virusit uefa-s wembley

Sondazh

Poll