Sport

Të gjithë kundër Low, gazetari i BILD “gozhdon” ish-trajnerin e Gjermanisë: I shiti tifozët për budallenj!

30 Qershor 2021, 18:02 Nga DOSJA
Të gjithë kundër Low, gazetari i BILD “gozhdon”

GJERMANI– Joachim Low nuk do të jetë më trajneri i Gjermanisë.Tekniku 61-vjeçar kaloi 15 vjet në stolin e “pancerave”. Low drejtoi skuadrën në plot 198 ndeshje, nga të cilat fitoi 124, barazoi 40 dhe humbi 34 të tjera, me një përqindje suksesi prej 63% të takimeve të fituara në total.

Eleminimi nga Anglia ka zhgënjyer gjithë opinionin sportiv në Gjermani dhe gazetari i BILD, Matthias Bruegelmann ka qenë i ashpër në shkrikmin e tij duke e konsideruar si një mashtrim dhe bëri tifozët për budallenj.

SHKRIMI I PLOTË:

Vetë Joachim Low dhe drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit përreth menaxherit Oliver Bierhoff duhet ta kishin pranuar se do ishte më mirë të ishin tërhequr pas atij rezultati 0 me 6 kundër Spanjës në nëntor, ose të paktën pas atij rezultati 1 me 2 ndaj Maqedonisë së Veriut në mars. Kuntz, Rangnick ose fituesi i mëvonshëm i Champions League, Tuchel, do të kishin qenë gati.

Çdo tifoz e ndjente se nuk kishte më ajër. Vetëm FGJF, e shkatërruar nga lufta për pushtet, nuk donte ta pranonte. Mirënjohja u vlerësua me lart se parimi i arritjeve. E gjithë Bundesliga po ashtu zgjodhi të heshtë.Federata kishte shpresuar se një trajner i kombëtares si Loeë, i cili nuk kishte më nevojë të pyeste askënd për shkak të largimit të paralajmëruar, do të tregonte sërish veten.

Një mashtrim!

Low tregoi mbi të gjitha se sa kokëfortë është: Kimmich nuk ishte në qendër! Mueller, që u rikthye në minutën e fundit, nuk ishte në pozicionin e tij te Bayern. Mbrojtja në mënyrë të pazakontë me tre lojtarë, ndryshe nga katër siç ka ndodhur zakonisht. Zëvendësime të diskutueshme. Ngecje në çdo ndeshje!Ishte e frikshme se si më pas nuk u dëgjua asnjë autokritikë. Konferenca e fundit për shtyp e Loeë si trajner ishte një përzierje kujtimesh sentimentale me disa fjalë bla-bla-bla.

Përse Gjermania dështoi kaq keq në këtë kampionat evropian me vetëm një fitore në katër ndeshje? Low nuk e sheh veten në pozicionin për të kryer një analizë të tillë. Në vend të kësaj, ai iu referua kushteve të vështira të viteve të fundit. Sikur çerekfinalistet e tjera të Europianit si Danimarka, Ukraina apo Çekia nuk kanë luftuar fare me koronën…Një deklaratë falimentimi! Miliona tifozë mendojnë se janë mashtruar.

Me të vërtetë një turp që kjo ishte përshtypja e fundit e epokës së Low.Pasaradhësi i tij, Hansi Flick tani përballet m dy sfida.Low i dorëzon atij një ekip të pasigurt, që nuk është zhvilluar më tej prej vitesh, dhe që duhet të luajë një Botëror të suksesshëm në nëntor të vitit 2022.Por akoma më e rëndësishme dhe më e vështirë njëkohësisht është që të fitosh përsëri tifozët. Shumë gjëra janë prishur.

Paç fat zoti Flick. Ju presim me padurim!

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 gjermania joachim low euro 2020 gjermania joachim low

Sondazh

Poll

Sport 30 Qershor 2021, 15:37

Zyrtare, Rafa Benitez, trajneri i ri i Evertonit

ANGLI – Ajo çka ishte përfolur më herët është bërë realitet. Spanjoli Rafael Benites është emëruar trajner i ri i Evertonit, duke zëvendësuar itali...