Aktualitet

Prej muajsh po vëzhgohej! Si u kap efektivi me kokainë në makinë, brenda kishte edhe një të dënuar

1 Korrik 2021, 09:39 Nga DOSJA
Prej muajsh po vëzhgohej! Si u kap efektivi me kokainë në

TIRANË– Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e efektivit të Policisë së Shtetit, Elefteros Sullaj, i cili u kap me kokainë në makinë. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, hetimet për të kishin nisur disa muaj më parë, por është finalizuar ditën e sotme në rrugën e “Kosovarëve”. Efektivi akuzohet për veprat penale: prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike; shpërdorimi i detyrës; korrupsion pasiv; ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Bashkë me efektivin në makinë si pasagjerë ndodheshin; Mikel Zhegu, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve; Eris Tafa, akuzohet largim i të burgosurit nga vendi i qendrimit.

Njoftimi për shtyp:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimi të Organizuar në Tiranë, ka regjistruar procedimin penal të vitit 2020. Pas një periudhe disa mujopre hetimi me metoda proaktive, në bashkëpunim me policinë gjyqësore pranë Drejtorisë së Hetimit, SHBÇA u bë e mundur me datë 01.07.2021 në orët e para të mëngjesit, kapja në flagrancë, në kryqëzimin e rrugës së Kosovarëve e automjetit me targë AA211PX, në drejtimin e të cilit ishte punonjësi i policisë Elefterios Sullaj, efektiv i Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë, dhe pasagjer shtetasit Mikel Zhegu dhe Eris Tafa, ku ky i fundi është person me masë sigurimi personal “arrest në shtëpi”, sipas vendimit më 13 dhjetor 2020, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua një qese transparente në brendësi të së cilës kishte material pluhuri me ngjyrë të bardhë, e dyshuar lëndë narkotike kokainë. Elefteros Sullaj, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisiariatin e Polisië nr.2 në Tiranë për veprat penale të “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”; shërpdorimi i detyrës; korrupsion pasiv; ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Mikel Zhegu, akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve; Eris Tafa, largim i të burgosurit nga vendi i qendrimit.

LAJMI KRYESOR: Arrestohet me kokainë efektivi i policisë Elefterio Sullaj, shoqëronte 2 shokët e tij, brenda në mjet kishte një të “inkriminuar”

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elefterio sullaj eris tafa mikel zhegu elefterio sullaj eris tafa mikel zhegu

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Korrik 2021, 08:22

SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin, dy personat e plagosur në masa...