Vendosi shezlongë dhe çadra pa leje në plazh, policia procedon 50-vjeçaren në Velipojë
1 Korrik 2021, 09:26Nga DOSJA
SHKODËR–Policia e Shkodrës ka proceduar një administratore subjekti në Velipojë pasi ka vendosur shezlonë dhe çadra në mënyrë të paligjshme në bregdet.
Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë vijës bregdetare Velipojë u konstatua se 50-vjeçarja kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.
NJOFTIMI I POLICISË:
Velipojë-Shkodër /Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme. Procedohet penalisht 1 administratore subjekti që kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Stacionin e Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare në territorin e Velipojës, kanë evidentuar dhe proceduar penalisht shtetasen: D. H., 50 vjeçe, banuese në Velipojë. Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë vijës bregdetare Velipojë u konstatua se kjo shtetase kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente. Deri në këto momente janë kontrolluar 46 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 60 shezlongë dhe 30 çadra. Operacioni vijon pa probleme.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Nga Edmond HoxhajProkurori i Prokurorisë së Vlorës, Dritan Marku nuk u paraqit personalisht të mërkurën në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifik...
TIRANË– Një efektiv policie është vënë në pranga së bashku me 2 shokët e tij, ndërsa me vete kishin kokainë. Në pranga ka përfunduar polici i Komisariatit ...
GREQI– Pika kufitare e Kapshticës është hapur ditën e sotme. Nga sot, në këtë pikë kufitare do të lejohen të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve dhe jo v...
TIRANË– ‘Operacioni Bregdeti ynë’ ka marrë masa ndaj të gjithë administratorëve të subjekteve që kanë vendosur çadra dhe shezlongë në mënyrë të pali...
DURRËS– Policia ka proceduar 7 administratorë subjektesh në Durrës, pasi kishin vendosur shezlongë dhe çadra në hapësira bregdetare. Ata i kishin za...
Aktualitet 1 Korrik 2021, 08:22
SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin, dy personat e plagosur në masa...
TIRANË– Pasi u bë e ditur se në Shqipëri kanë qëndruar dy spiunë rusë, të cilët kishin ardhur me pretekstin e stërvitjes ushtarake të NATO-s, mësohet se të...
VLORË– Policia e Vlorës ka proceduar 8 administratorë subjektesh në plazhin e Zvërnecit, Radhimës, Himarës dhe Sarandës, pasi kishin zaptuar në mënyrë të k...
TIRANË– Një 37-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht nga Policia e Shtetit pasi u kap me 15 mijë euro, që do i dërgonte në Dubai nga aeroporti...
DURRËS–Ditën e sotme, tregtarët në Durrës kanë dalë në protestë. Atyre iu është lajmëruar nga Bashkia e qytetit bregdetar, se tregu do të transferohej. Tre...