Aktualitet

Burrë e grua mbillnin me kubikë kanabisin! Policia prangos 53-vjeçaren, shpallet në kërkim bashkëshorti

1 Korrik 2021, 07:03 Nga DOSJA
Burrë e grua mbillnin me kubikë kanabisin! Policia prangos

SKRAPAR– Një 58-vjeçare ka përfunduar në prangat e Policisë së Skraparit pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. 58-vjeçarja Haneme Germenji bashkë me bashkëshortin e saj, E. Germanji mbillnin kanabis në tokën e tyre. Gjatë aksionit të Policisë është bërë i mundur vetëm arrestimi i gruas, ndërsa bashkëshorti është shpallur në kërkim, ndërsa rezulton se ka qenë i dënuar më parë për kultivim dorge.

NJOFTIMI I PLOTË:

Skrapar

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohet autorja e dyshuar e tentativës për kultivim, shpallet në kërkim bashkëshorti i saj, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Gërmenjë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasen H. G., 58 vjeçe dhe shpallën në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin E. G., 58 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”), banues në fshatin Gërmenjë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuara cannabis sativa në tokën në pronësi të këtyre shtetasve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet haneme germenji kultivimi i kanabisit ne shqiperi skrapar haneme germenji kultivimi i kanabisit ne shqiperi skrapar

Sondazh

Poll