Sport

“Euro2020” / Trajner Low i zhgënjyer: “Doja ta mbyllja ndryshe, më vjen keq”!

30 Qershor 2021, 17:50 Nga DOSJA
“Euro2020” / Trajner Low i zhgënjyer: “Doja ta mbyllja

GJERMANI – “Prisja diçka tjetër nga ky turne, por tashmë më ka mbytur zhgënjimi, do të doja ta mbyllja në një mënyrë tjetër, më vjen keq”. Këto ishin fjalët e Joakim Low, pas ndeshjes së djeshme, ku Gjermania u eliminuan nga Anglia. 198 ndeshje në krye të “panzerave” në këto 15 vite dhe një Kupë Bote të fituar në vitin 2014, ishte bilanci i tij.

Kishte deklaruar që më parë, se do ta linte skuadrën pas përfundimit të Europianit, duke shpresuar që të kalonte kuotën e 200 ndeshjeve, por në fakt nga ky “Euro2020”, Gjermania doli e zhgënjyer, e dyta herë pas asaj të Botërorit të 2018-s, kur u eliminua që në fazën e parë.

Por tashmë dihet se kush do ta zëvendësojë, do të jetë ish-ndihmësi i tij, Hansi Flick, i cili ia arriti të fitonte 7 trofe në një vit e gjysmë te Bayern Munich. Një i ri me më shumë dëshirë.

Gjermania e këtij Europiani në ndeshjen e fundit ndaj Anglisë shkoi për të katërtën herë radhazi në disavantazh, por në këtë rast nuk arriti ta përmbysë, ashtu si bëri ndaj Hungarisë apo Portugalisë.

Gjermania u duk e tradhëtuar, si në fillim ashtu edhe në fund, nga dy emra të mëdhenj, Humels, i cili shënoi autogolin që i kushtoi humbjen me Francën dhe Mulleri, që në mbrëmjen e së martës përballë Anglisë, në minutën e 80-të humbi një rast të pabesueshëm.

Ndërkohë që Kimish qante, Toni Kros pranon se Gjermanisë mungoi efikasiteti përpara portës dhe të largohesh pa mbërritur as në çerekfinale, kur pritshmëritë janë shumë të mëdha, nuk ka se si të mos jesh i zhgënjyer. “Kaluam një grup “ferri”, por tani nuk ka më asnjë vlerë,” – mbylli deklaratën e tij mesfushori i Realit të Madridit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia botërorit të 2018 euro2020 gjermania hungarisë apo portugalisë joakim low anglia botërorit të 2018 euro2020 gjermania hungarisë apo portugalisë joakim low

Sondazh

Poll

Sport 30 Qershor 2021, 15:37

Zyrtare, Rafa Benitez, trajneri i ri i Evertonit

ANGLI – Ajo çka ishte përfolur më herët është bërë realitet. Spanjoli Rafael Benites është emëruar trajner i ri i Evertonit, duke zëvendësuar itali...