Sport

Nesër, Lazio zyrtarizon kontratën me mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë

30 Qershor 2021, 17:23 Nga DOSJA
Nesër, Lazio zyrtarizon kontratën me mbrojtësin e Kombëtares

ITALI – Gazetari italian Alfredo Pedulla, ka raportuar se nesër pritet që mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Napolit, pritet të nënshkruajë të enjten një kontratë katërvjeçare me skuadrën e Lazios.

Në sajtin pranë skuadrës romane, “La Lazio Siamo Noi”, ai ka shkruar se menaxheri i Hysajt do të takohet me drejtuesit e Lazios të enjten, për ta përfunduar procedurën e marrëveshjes midis të dy palëve.

“Takimi midis Elseid Hysajt dhe Lazios nuk do të zhvillohet të mërkurën, por të enjten për të zyrtarizuar kontratën 4-vjeçare. Shqiptari do të ribashkohet me trajnerin Maurizio Sarri te Lazio”,- ka shkruar gazetari italian.

Kontrata e mbrojtësit shqiptar 27-vjeçarit me skuadrën e Napolit përfundon të enjten, por Elseid Hysaj ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re dhe do të transferohet te skuadra e  Lazios si lojtar i lirë me parametra financiarë zero.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alfredo pedulla elseid hysaj la lazio siamo noi skuadrën e lazios alfredo pedulla elseid hysaj la lazio siamo noi skuadrën e lazios

Sondazh

Poll

Sport 30 Qershor 2021, 15:37

Zyrtare, Rafa Benitez, trajneri i ri i Evertonit

ANGLI – Ajo çka ishte përfolur më herët është bërë realitet. Spanjoli Rafael Benites është emëruar trajner i ri i Evertonit, duke zëvendësuar itali...

Sport 30 Qershor 2021, 12:23

VIDEO / Shokuese, ylli i MMA godet keq racistin…

ANGLI – Ylli i arteve marciale mikse, Joe Schilling, shpërndau në rrjetet sociale një video të tij, ndërsa godiste me grushte një person në një lokal, që ...