Politike

Seanca e parafundit në Kuvendin e Shqipërisë! Salla bosh, Murrizi e Hajdari: ‘kushtetuesja’ prishi pazarin Rama-Basha. Ma

1 Korrik 2021, 06:12 Nga DOSJA
Seanca e parafundit në Kuvendin e Shqipërisë! Salla bosh, Murrizi

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi seancën e sotme plenare. Në nisje të seancës deputeti Kujtim Gjuzi ka kërkuar që të zgjaten minutat e fjalës për secilin politikan që merr fjalën. Sot janë prezantuar veprimtaritë vjetore të Entit Rregullator të Ujit dhe të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2020. Myslym Murrizi, e quajti vendimin e një dite më parë, prishje të një pjese të pazarit të 5 Qershorit Rama-Basha.

Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë tha se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me variantin Delta. Rudina Hajdari komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për hapjen e listave në zgjedhjet e ardhshme pranimin e kërkesës së partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Bindjes Demokratike për rregullin e herësit. Hajdari tha se është një vendim në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 82 vota pro, dhe nëntë vota kundër, ndryshimin e buxhetit të shtetit për vitin 2021. Ndryshimi i buxhetit të shtetit për këtë vit është miratuar gjatë seancës së sotme parlamentare. Po ashtu, Kuvendi miratoi aktin normativ “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” me 81 vota pro, 9 kundër dhe 5 abstenim. Në seancën e parafundit të kësaj legjislature, Kuvendi miraton aktin normativ për marrëveshjen me Pfizer me 98 pro, 5 kundër, 1 abstenim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seance plenare 1 korrik 2021 seance plenare 1 korrik 2021

Sondazh

Poll

Politike 30 Qershor 2021, 17:08

VLORË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj ka kërkuar që Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës të kthehet në qytet e të punojë dhe të mos vijojë me...