Politike

VENDIMI/ Lirohet nga detyra zëvendës ministri Etjen Xhafaj

30 Qershor 2021, 18:10 Nga DOSJA
VENDIMI/ Lirohet nga detyra zëvendës ministri Etjen Xhafaj

TIRANË– Zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Etjen Xhafaj është liruar nga detyra. Vendimi është bërë me dije nga Këshilli i Ministrave, përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare. Etjen Xhafaj do të jetë në Kuvend në shtator pasi fitoi mandatin e deputetit.

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Z. Etjen Xhafaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYEMINISTRI EDI RAMA. Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI ERION BRAÇE.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike etjen xhafaj lirohet nga detyra etjen xhafaj etjen xhafaj lirohet nga detyra etjen xhafaj

Sondazh

Poll

Politike 30 Qershor 2021, 17:08

VLORË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj ka kërkuar që Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës të kthehet në qytet e të punojë dhe të mos vijojë me...