Politike

Rama: 146 mln euro për fermerët nga muaji janar, dronët inteligjentë do na japin informacion për tokën e punuar

30 Qershor 2021, 16:47 Nga DOSJA
Rama: 146 mln euro për fermerët nga muaji janar, dronët

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga janari i vitit të ardhshëm Shqipëria rurale dhe fermerët do të kenë në dispozicion 146 milion euro.

I pranishëm në një takim në Universtitetin Bujqësor, Kreu i Qeverisë tha se vendi ynë do të pajiset me dronë super inteligjentë që do të monitorojnë që të gjitha zonët e mbjella në kohë reale, për të lehtësuar kështu dhe punën e Kaadastrës.

“Duke filluar nga janari Shqipëria rurale dhe fermerët do të kenë në dispozicion 146 milion euro, falë AZHBR-së që ka arritur të krijojë një besueshmëri dhe një besim të drejtpërdrejtë me KE-në. 146 mln euro janë një shifër shumë e madhe por kërkojnë organizim shumë të mirë. Ne kemi hyrë në një proces për tu pajisur me tre dronë super inteligjentë që faktikisht do të ndryshojnë në mënyrë rrënjësore mënyrën sesi ky shtet mund të mbledhë informacion në territor në kohë reale. Me dronët superinteligjentë do të mundemi të kemi informacion të plotë për sipërfaqen e tokës së punuar në Shqipëri dhe të kemi fotografi ajrore të detajuara deri në centimetrin e fundit që të na tregojë jo vetëm sa sipërfaqe të punuara kemi sot, por edhe çfarë kulturash kemi në çdo metër katror.

Kjo gjë do të lehtësojë maksimalisht edhe ndërveprimin e tmerrshëm me Kadastrën, tuajën dhe të Kadastrës me ju, duke pasur qartësi për çdo parcelë. Ronald Regan gjithmonë përsëriste një anekdote, dhe thoshte që nëntë fjalët më të tmerrshme në anglisht janë nga qeveria ‘kam ardhur për tu ndihmuar’. Me këtë donte të thoshte se është individi në radhë të parë që vendos për fatin e vet dhe qeveria është aty për të ndihmuar dhe për të mbështetur çdo individ që e tërheq qeverinë pas,”- tha Rama ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama ne universitetin bujqesor edi rama rama ne universitetin bujqesor

Sondazh

Poll