Politike

Rama: Shqipëria është vendi i parë në rajon për investimet në bujqësi, kemi lënë pas dhe Serbinë. Fermerët të mos m

30 Qershor 2021, 16:14 Nga DOSJA
Rama: Shqipëria është vendi i parë në rajon për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur këtë pasdite për femerët që u mbështetën me naftë pa akcizë, pa taksë karboni, pa taksë qarkullimi, për punimet e mekanizuara në bujqësi ku kanë përfituar 19 mijë e 213 fermerë nga e gjithë Shqipëria. I ndodhur në Universietin Bujqësor, Rama tha se Shqipëria është vendi i parë në rajon për ndihmën e dhënë për këtë sektor, teksa shtoi se si sfidë vendi ynë tashmë ka shifrën 1 miliard dollarëshe për eksportet bujqësore.

Kryeministri tha ndër të tjera se ka si objektiv edhe trefishimin e serave të mbhella dhe shtimin e produkteve. Ai tha ndër të tjera se do të zgjerohet edhe mbështetja nga skemat kombëtare. Sipas Ramës, Universiteti Bujqësor brenda kësaj dekade do të kthehet në Universitetin e Vjenës në Tiranë, në kuadër të projektit për binjakëzimin e programeve studimore shqiptare me ato ndërkombëtare.

“Ne jemi vendi i parë në rajon për paratë e miratuara për bujqësinë, mirëpo këto para duhet të provosh se ke një sipërmarrje bujqësore sipas kategorive të programeve që funksionon dhe që një sipërmarrje të funksionojë duhet gjithnjë e më shumë të ketë njerëz të ditur, eksperienca e fermerëve të harmonizohet me mekanizmat e ri në raport me BE këtë financim. kemi kaluar edhe Serbinë, që dihet se çfarë tradite ka në një sërë kultura bujqësore, por në tërësinë e prodhimit bujqësor kemi ende punë për të bërë. Kemi vendosur objektivin ambicioz, për të shkuar në 4 vitet e ardhshme në kufirin e 1 mld dollarë eksporteve bujqësore, sot jemi në 400, kur e nisëm ishim më pak se gjysma e 400 dhe sot ne kemi mundësi që të synojmë për shumë më lartë. Që nëse e nisëm me 150 mln dhe shkuam në 400 në momentet më të mira, pa diskutim kemi mundësi për ta çuar në 1 mld. Trefishimi i eksporteve në 2 mandatet e para ka qenë punë e vështirë,”- tha Rama ndër të tjera.

Kreu i Qeverisë komentoi edhe protestat e fermerëve të cilat sa herë ndodhen në vështirësi dhe nuk u shiten produktet dalin dhe i derdhin ato në rrugë në shenjë proteste. Sipas Ramës, kjo gjë ndodh pasi fermerët nuk studiojnë tregun, por mbjellin çfarë u thotë mendja.

“Ne jemi të parët në rajon, kemi kaluar edhe Serbinë, që dihet se çfarë tradite ka në një sërë kultura bujqësore, por në tërësinë e prodhimit bujqësor kemi ende punë për të bërë. Në Bujqësi sot nuk mund të jesh ujk i vetmuar, se është e pamundur t’i rezistosh presionit të madh të konkurrencën, nuk mund të mbjellësh c’të thotë mendja, por duhet të informohesh dhe të shikosh se cilat janë kulturat që ty të japin mundësi që të kesh akses dhe këtë akses e zgjeron, dhe nuk ankohesh se shteti nuk t’i blen prodhimet, por duke shtuar radhët përmes harmonizimit të interesave private, dhe jo kooperativa të një sistemi tjetër që nuk ka sesi imagjinohet,”- tha Rama ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama ne universitetin bujqesor edi rama rama ne universitetin bujqesor

Sondazh

Poll