Politike

E lajmëroi vetë largimin, lirohet nga detyra zëvendës ministri Petro Koçi

30 Qershor 2021, 18:23 Nga DOSJA
E lajmëroi vetë largimin, lirohet nga detyra zëvendës

TIRANË– Zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi është liruar zyrtarisht nga detyra. Pak ditë pasi vetë Koçi lajmëroi largimin e tij nga Ministria, vendimi zyrtar është botuar për të njoftuar këtë lirim nga detyra.

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: Z. Petro Koçi, zëvendësministër i Mbrojtjes lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYEMINISTRI. EDI RAMA. Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI ERION BRAÇE.

Pak ditë më parë,  Petro Koçi ka njoftuar largimin nga posti i zv.ministrit të Mbrojtjes, pasi fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit. Futja në Kuvend si deputet, ka bërë që Koçi të tërhiqet nga posti që mbajti për 6 vite në Ministrinë e Mbrojtjes.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lirohet nga detyra petro koci petro koçi lirohet nga detyra petro koci petro koçi

Sondazh

Poll

Politike 30 Qershor 2021, 17:08

VLORË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj ka kërkuar që Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës të kthehet në qytet e të punojë dhe të mos vijojë me...