Politike

Afrim Qendro do zëvendësonte Dritan Lelin? Si u kujdes Rama që të shuajë çdo aludim: E kam sjellë në Vlorë që të ‘m

30 Qershor 2021, 19:26 Nga DOSJA
Afrim Qendro do zëvendësonte Dritan Lelin? Si u kujdes Rama që

VLORË– Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste të Vlorës pak ditë më parë duket se shërbeu edhe për të sqaruar dyshimet mbi atë ç’ka shumë filluan ta mendonin si plan për të zëvendësuar Kryetarin e Bashkisë Dritan Leli me nënkryetarin Afrim Qendro. Kryeministri Edi Rama mësohet se në mbledhjen me dyer të mbyllura, jua bëri të qartë vlonjatëve se Qendro ishte dërguar prej tij në detyrën e nënkryetarit për të bërë pikërisht ato punë për të cilat Leli çalonte. Konkretisht, detyra e tij ishte caktuar të ishte ajo e mbikëqyrësit të punimeve publike në kantiere dhe hapja e bashkisë ndaj qytetarëve. Një punë, që siç thotë vetë Rama, ai e ka bërë gjatë viteve kur së bashku punonin në Bashkinë e Tiranës.

Rama ka theksuar në fjalën e tij se për asnjë moment, Qendro nuk është dërguar në Vlorë për tu bërë kryetar bashkie por me një detyrë partiake. Ndërkaq, ai ka vlerësuar punën e bërë nga Qendro gjatë kësaj kohe, projektet publike të hartuara dhe në fazë zbatimi për lagjet Kume e Çole, Novoselë etj. ashtu sikurse angazhimin në funksion të rezultatit elektoral në Vlorë ku ishte i angazhuar si kordinator elektoral i Partisë Socialiste. Përpara anëtarëve të Asamblesë, Rama ka kritikuar Lelin se nuk ka qenë në gjendje të hartojë asnjë projekt, në një kohë kur duhet të kishte sirtarin të mbushur me projekte në pritje të investimeve nga qeveria të cilat nuk kanë munguar për qytetin bregdetar. Angazhimi në detyrën partiake duket se i ka dhënë dhe kosto të pashmangshme Qendros me sulmet të cilat në fakt nuk i kanë munguar as në këtë rast, njësoj me ato të kohës kur drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Qendro u sulmua ashpër pas asaj çka u cilësua “skandali i Unazës së re” me tenderin e DH Albania që fitoi garën me dokumente të falsifikuara. Akuza të cilat vazhdojnë tia përmendin sa herë që emri i tij lakohet në publik. Për hir të së vërtetës, për aq kohë sa Qendro drejtonte ARRSH-në, asnjë qindarkë nuk është paguar nga Buxheti i Shtetit për kompaninë në fjalë. Fakt i vërtetueshëm lehtë në librat e financës së këtij institucioni. Pavarësisht akuzave, askush nuk sfidoi për të paraqitur një fakt të vetëm për qoftë edhe një lek të shpërdoruar nga taksapaguesit.

Edhe pretendimi mbi koston e projektit të Unazës së Tiranës duket se në rastin e akuzave ndaj Qendros nuk qëndron. Kjo, pasi ai projekt edhe sot e kësaj dite po vazhdon të ndërtohet me të njëjtën kosto që kishte edhe në kohën kur ARRSH-në e drejtonte Qendro. I vetmi ndryshim është që sot ARRSH-në nuk e drejton Qendro dhe askush nuk akuzon këtë institucion se projektin e Unazës e ka me një kosto të lartë. Ky fakt ngre dyshime nëse qëllimi i vërtetë i betejës në fjalë ishte për koston e Unazës apo për të sulmuar një drejtor të caktuar. Referuar pretendimit se ARRSH favorizoi kompaninë DH Albania që të fitonte garën për njërin lot të Unazës, Prokuroria pas hetimit që kreu nuk konstatoi asnjë veprim të tillë prej zyrtarëve të autoritetit publik përfshirë Qendron. Drejtësia foli me vendim gjykate duke konstatuar se Qendro nuk kishte asnjë përgjegjësi.  

Në momentin e parë që u vu në dijeni të ekzistencës së dokumenteve false, ARRSH prishi kontratën me “DH Albania dhe Biba X”. Autoriteti kërkoi informacion nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ja përcolli çështjen prokurorisë në formën e një kallëzimi penal, kërkoi sekuestrimin e garancive të kontratës së firmosur me këtë konsorcium dhe propozoi në Agjencinë e Prokurimit Publik ndëshkimin e këtyre dy kompanive. Në cilësinë e përfaqësuesit të autoritetit kontraktor, drejtori i ARRSH Qendro u paraqit në prokurori për të dhënë të gjitha informacionet e tij me qëllim zbardhjen e veprës penale të falsifikimit nga “DH Albania” dhe ndëshkimin e autorëve përgjegjës. Sërish, duket se akuzat ndaj një drejtori kanë qenë prioriteti i vetëm pasi askush nuk pyeti nga ai moment e deri më tani nëse u ndoqën procedurat dhe a u kërkua deri në fund sekuestrimi i garancisë së kontratës, veprim të cilën Qendro e inicioi në ditët e fundit të detyrës dhe për të cilin gjykata e shkallës së parë dha vendim në favor të shtetit.

(dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike afrim qendro dritan leli edi rama afrim qendro dritan leli edi rama

Sondazh

Poll

Politike 30 Qershor 2021, 17:08

VLORË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj ka kërkuar që Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës të kthehet në qytet e të punojë dhe të mos vijojë me...