Politike

Takimet e Reeker në Tiranë, ambasada amerikane: Siguroi mbështetjen e SHBA-së për reformat në drejtësi dhe luftën kundë

30 Qershor 2021, 15:32 Nga DOSJA
Takimet e Reeker në Tiranë, ambasada amerikane: Siguroi

TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka informuar mbi viztat e zyrtarit të lartë të DASH, Philip Reeker në Tiranë dhe takimet me Ramën e Bashën.

Përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se gjatë takimeve në Tiranë, Reeker ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit dhe ka nënvizuar vendosmërinë e Biden Blinken për luftën kundër korrupsionit.

Ambasada thekson se zyrtari i lartë i DASH ka përgëzuar udhëheqësit e Shqipërisë për suksesin e tyre në mikpritjen e Stërvitjes Defender Europe 21, si dhe rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Po ashtu, ambasada thekson se Reeker përsëriti mbështetjen e SHBA për reformat në sistemin e drejtësisë dhe në luftën kundër krimit të organizuar.

Njoftimi i Ambasadës:

Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker vizitoi sot Tiranën. Gjatë vizitës, ai u takua me Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, disa prej anëtarëve të verifikuar plotësisht të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, si dhe udhëheqës të tjerë. Përgjatë të gjitha takimeve, Ndihmës Sekretari në Detyrë Reeker theksoi rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit, që kur Shqipëria refuzoi diktaturën komuniste dhe pranoi demokracinë. Ai nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Ai përgëzoi udhëheqësit e Shqipërisë për suksesin e tyre në mikpritjen e Stërvitjes Defender Europe 21, e cila theksoi rolin strategjik të Shqipërisë në rajon. Ai mirëpriti rolin e Shqipërisë në rajon dhe në arenën globale, ndërsa Shqipëria merr vendin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ndihmës Sekretari në Detyrë përsëriti mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për reformat në sistemin e drejtësisë dhe në luftën kundër krimit të organizuar, duke nënvizuar se si përparimi në këto çështje do të nxisë demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin në Shqipëri dhe do të vijojë rrugën e Shqipërisë drejt pranimit në Bashkimin Europian.

(Kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ambasada amerikane reeker ne tirane ambasada amerikane reeker ne tirane

Sondazh

Poll