Politike

“Për arsye axhende”, Tedi Blushi tregon pse Reeker nuk e takoi Metën: Askush s’ka bërë asnjë kërkesë

30 Qershor 2021, 18:41 Nga DOSJA
“Për arsye axhende”, Tedi Blushi tregon pse Reeker nuk e takoi

TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka deklaruar se zyrtari i DASH, Philip Reeker nuk ka kërkuar asnjëherë në mënyrë zyrtare që të zhvillojë një takim me Presidentin Ilir Meta.

Pas shkrimit të publikuar nga Zëri i Amerikës, ku një zëdhënës i ambasadës amerikane shprehej se Reeker nuk u takua me Presidentin Ilir Meta për arsye axhende, Blushi ka sqaruar situatën.

Në një prononcim për SYRI TV, tha se nga institucioni i presidentit nuk ka pasur asnjë kërkesë nga çdo lloj niveli për takim me Reeker.

Më herët, një zëdhënës i ambasadës amerikane i tha Zërit të Amerikës se “për arsye të ndërtimit të agjendës, këtë herë nuk ishte i mundur një takim me presidentin Meta”.

Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai u takua me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. për Presidentin Meta, zyrtari nuk kishte asgjë në axhendë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta reeker ne tirane tedi blushi ilir meta reeker ne tirane tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 30 Qershor 2021, 17:08

VLORË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj ka kërkuar që Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës të kthehet në qytet e të punojë dhe të mos vijojë me...