Sport

Ngatërrohet puna e Granit Xhakës, për të interesohet edhe Juvja e Paris SG

30 Qershor 2021, 16:40 Nga DOSJA
Ngatërrohet puna e Granit Xhakës, për të interesohet edhe

ITALI – Sipas mediave italiane, përveç verdhekuqve romanë, tani në garë për shërbimet e mesfushorit shqiptar kanë hyrë edhe Juventusi dhe Paris SG, duke ia prishur planet Jose Mourinhos, që dukeshin thuajse një formalitet burokratik.

“Le të shohim se çfarë do të ndodhë. Sot jam lojtar i Arsenalit, pas “Euro2020” do të flasim”,- është shprehur pak ditë më parë Xhaka. Mirëpo, ndërhyrja e Juves dhe PSG-së mund t’ia ndërrojë mendjen mesfushorit të “topçinjve” që prej disa javësh është në bisedime me Romën.

Edhe pse bardhezinjtë e “Zonjës së Vjetër” janë të interesuar për Manuel Locatellin, i cili gjithashtu po luan mirë në “Euro 2020”, afrimi i Granit Xhakës, do të ishte alternativa nëse dështon transferimi i italianit.

Ndërsa Paris SG po kërkojnë të përforcohen edhe më shumë në mesfushë dhe tashmë i ka hedhur sytë nga shqiptari, e ardhmja e të cilit do të vendoset pas “Euro2020”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport granit xhakës jose mourinhos juventusi manuel locatellin paris sg granit xhakës jose mourinhos juventusi manuel locatellin paris sg

Sondazh

Poll

Sport 30 Qershor 2021, 15:37

Zyrtare, Rafa Benitez, trajneri i ri i Evertonit

ANGLI – Ajo çka ishte përfolur më herët është bërë realitet. Spanjoli Rafael Benites është emëruar trajner i ri i Evertonit, duke zëvendësuar itali...

Sport 30 Qershor 2021, 12:23

VIDEO / Shokuese, ylli i MMA godet keq racistin…

ANGLI – Ylli i arteve marciale mikse, Joe Schilling, shpërndau në rrjetet sociale një video të tij, ndërsa godiste me grushte një person në një lokal, që ...