Bota

108 vite nga lindja e Herta Heuwer, gruaja që shpiku ushqimin më të famshëm të rrugës në Gjermani

30 Qershor 2021, 17:02 Nga DOSJA
108 vite nga lindja e Herta Heuwer, gruaja që shpiku ushqimin më

BERLIN– 108 vite më parë lindi Herta Heuwer. Mbase fama e saj nuk është krejtësisht ndërkombëtare, por në qytetin e saj të lindjes në Berlin, ajo mbahet mend si gruaja që shpiku ushqimin më të famshëm të rrugës në Gjermani: Curryëurst!

Në një ditë me shi, në shtator të vitit 1949, ajo po kalonte një ditë të mërzitshme në barin e saj në Charlottenburg, Berlinin Perëndimor.

Herta nisi të eksperimentojë me erëzën curry që kishte marrë nga ushtarët britanikë – dhe nisi ta përziejë me salcë domateje, disa pika salce Worcestershire, pak kripë, pakëz sheqer dhe – e serviri atë mbi një salsiçe bratëurst.

Klientët e saj u mahnitën nga shpikja e re dhe që nga ai momenti lindi curryëurst. Ai u shndërrua shpejt në pjatën më të famshme të ushqimit të rrugës.

Vetëm në Berlin, konsumohen çdo vit rreth 70 milionë racione curryëurst.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota herta heuwer herta heuwer

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2021, 15:19

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka deklaruar se me dozat e ardhura deri tani në Kosovë si dhe me dozat që do të vijnë mund të imuniz...