Bota

Mehaj: Kemi ndarë mbi 12 milion euro për blerje ushtarake, suksesi jonë është stërvitja “Defender 21” 

30 Qershor 2021, 16:50 Nga DOSJA
Mehaj: Kemi ndarë mbi 12 milion euro për blerje ushtarake, suksesi

KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj gjatë raportimit të 100 ditëve të qeverisë Kurti është shprehur se ka fuqëzuar institucionin si dhe ka rritur transparencën në këtë institucion. Telegrafi shkruan se Mehaj është shprehur se ka ulur shpenzimet e tepërta si dhe ka ndaluar të gjitha aktivitetet jashtë planit.

“Fuqizimi i mbikëqyrjes demokratike civile dhe rritja e llogaridhënies dhe transparencës, për të arritur këtë objektiv deri më tani kemi marrë këto vendime e veprime: vendimi për rritjen e efikasitetit për përdorimin e veturave zyrtare, vendimi për uljen e shpenzimeve të reprezentacionit për mbi 55%, janë ndalur të gjitha aktivitetet jashtë planit të prokurimit, me qëllim të avancimit të procesit të prokurimit kemi nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me ambasadën e Britanisë dhe Ambasadën e Norvegjisë”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka thënë se gjatë kësaj kohë ka ndarë buxhetin në mënyrë që të ketë sa më shumë blerje të armëve si dhe ka fuqëzuar ushtrinë.

“Kemi bërë rishikimin e buxhetit për vitin 2021, kemi ri-destinuar 7.7 milionë euro për blerje ushtarake, kurse qeveria ka ndarë fonde shtesë për blerje 4.5 milionë euro vetëm për blerje ushtarake, konkretisht dronët. Vetëm për 100 ditë të qeverisë janë ndarë gjithsej 12.2 milionë euro për blerje ushtarake”, ka thënë ai, raporton KP.

Tjetër në fjalën e tij, ai ka përmendur si sukses stërvitjen ‘Defender 21’, dhe më pas shtoi dhurimin e pajisjeve ushtarake nga SHBA-ja si dhe Anglia, ndërkoë që më pas ka thënë se kanë rekrutuar 400 ushtarë të rinj. Ndërsa për borxhet, Mehaj është shprehur se nga buxheti kanë ndarë 4.2 milionë euro për borxhin që kanë në doganë, për të cilin ka thënë se është i trashëguar nga qeveria e kaluar.   

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 100 ditet e para te qeverisjes kurti armend mehaj 100 ditet e para te qeverisjes kurti armend mehaj

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2021, 15:19

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka deklaruar se me dozat e ardhura deri tani në Kosovë si dhe me dozat që do të vijnë mund të imuniz...