Bota

30 Qershor 2021, 15:19 Nga DOSJA

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka deklaruar se me dozat e ardhura deri tani në Kosovë si dhe me dozat që do të vijnë mund të imunizojnë rreth 60% të popullatës. Teksa ka folur në lidhje me 100 ditët e qeverisjes së kabinetit të Albin Kurtit, Vitia gjithashtu ka folur edhe për furnizimin me barna esenciale, për të cilin ka thënë se deri në fund të këtij viti do të jetë mbi 90%. 

“Qeverisjen e kemi filluar pa asnjë vaksinë në stoqet tona, më 28 mars kanë arritur dozat e parë të vaksinave të siguruara përmes mekanizmit Covax nga UNICEF-i, janë bërë ndryshime të nevojshme ligjore që i kanë hapur rrugë kontraktimit dhe sigurimit të vaksinave kundër Covid-19, dhe me datën 28 maj Kosova ka siguruar 1 milion e 213 mijë e 290 vaksina nga marrëveshja me Pfizer për vitin 2021 dhe ky moment shënon hapin më të rëndësishëm për republikën e Kosovës përballë Covid-19. Për informacion, deri më sot në Republikën e Kosovës kanë arritur 392 mijë e 980 doza dhe deri në fund të vitit janë siguruar mbi 2 milion doza që na mundëson të arrijmë objektivin tonë për imunizimin e 60% të popullatës, bile edhe më shumë”, u shpreh Vitia.

Ai gjithashtu ka thënë se gjatë detyrës së tij ka pasur në plan furnizimin me vaksina anti-Covid, dhe shtoi se deri tani në të gjitha komunat e Kosovës janë krijuar 278 ekipe vaksinimi.

“Për shkak të përgjysmimit të buxhetit për barna nga lista e barnave esenciale dhe rrezikimit serioz të furnizimeve nga kjo liste, ministria e shëndetësisë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave kemi bërë ndarjen e mjeteve buxhetore për sigurimin e barnave në vlerë prej 6.8 milion eurove. Duke u bazuar në kërkesat e njësive kërkuese dhje sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë deri në fund të vitit pritet që niveli i furnizimit me këto barna të jetë në shkallën mbi 90%”, ka thënë ai.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arben vitia vaksinimi ne kosove arben vitia vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll