Bota

Kurti i drejtohet gazetarëve: Nëse doni të më keni në konferenca mos pyesni për dialogun Kosovë-Serbi

30 Qershor 2021, 16:32 Nga DOSJA
Kurti i drejtohet gazetarëve: Nëse doni të më keni në

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nëse gazetarët dëshirojnë që ai të dalë më shumë në konferenca duhet që mos ta pyesin për dialogun Kosovë-Serbi, pasi nuk është prioriteti i tij.

“Ju nëse doni më shpesh unë të vij në konferenca për media, besoj që duhet më pak për dialogun, e më shumë për luftimin e krimit dhe korrupsionit,” tha ai.

Ai gjithashtu ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, nuk varet nga ai por nga Beogradi.

“Se kur do të ketë marrëveshje me njohje të ndërsjellë që për bindjen time nuk ka alternative – nuk varet prej meje, varet prej Serbisë. Ju po e vëreni se prioritet i yni është punësimi dhe drejtësia, meanxhimi i pandemisë. Kur na pyetni për dialogun ne përgjigjemi, por jeta jonë nuk është e varur nga njohja nga Serbia”, theksoi Kurti.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 100 ditet e para te qeverisjes kurti albin kurti dialogu kosove-serbi 100 ditet e para te qeverisjes kurti albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2021, 15:19

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka deklaruar se me dozat e ardhura deri tani në Kosovë si dhe me dozat që do të vijnë mund të imuniz...