Bota

E rëndë në Itali! Të burgosurit kërkojnë maska dhe tampon për Covid-19, oficerët e policisë ushtrojnë dhunë ndaj tyre

30 Qershor 2021, 14:56 Nga DOSJA
E rëndë në Itali! Të burgosurit kërkojnë maska dhe

ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku skena të tmerrshme dhune janë bërë publike duke tronditur publikun italian.

Në një video e cila është bërë virale nëpër rrjete sociale duken oficerët e burgut të Santa Maria-s Capua Vetere më datën 6 prill 2020, që dhunojnë të burgosurit për katër orë rrjesht për arsye se ata kishin orhanizuar protesta për të kërkuar maska dhe tampona pas shfaqjes së rastit të parë me Covid-19 në burg.


Zyrtarët të indinjinuar nga protesta kanë ndërmarrë një sulm të vërtetë ndëshkues. Në videon e publikuar nga Il Domani, të burgosurit paraqiten në një dhomë të mbushur me karrige të grumbulluara, ku dy oficerë me helmeta, mburoja dhe shkopinj dore bëjnë që një i burgosur të ecë para tyre dhe më pas e godasin.

Disa të tjerë shfaqen të rrjeshtuar pas murit, më pas goditen me shkopinj gome nga oficerët. Dhunë e cila intensifikohet pas çdo goditje dhe në momentin që njëri prej të burgosurve nuk duron goditjet dhe bie në tokë, oficeri i tërbuar e godet edhe më shumë. Oficerët nuk kanë kursyer nga dhuna çnjerëzore edhe një të burgosur me aftësi të kufizuara, i cili edhe pse në karrocë me rrota nuk ka shpëtuar nga goditjet me shkop gome.

Asnjë nga të burgosurit nuk rebelohet dhe të gjithë mbrojnë veten mjetet që posedojnë duart e tyre. Publikimi i kësaj video ka shkaktuar reagime të shumta në politikën dhe shoqërinë italiane të cilën kërkojnë llogari ngaMinistrja e Drejtësisë, Marta Cartabia dhe duan që ajo të bëjë një raportim sa më parë të jetë e mundur në Parlamentin italian.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota itali policia dhunon te burgosurit itali policia dhunon te burgosurit

Sondazh

Poll