Bota

Kurti flet për Liqenin e Ujmanit: Qëndrimet tona mbesin të njejta, ai është i Kosovës   

30 Qershor 2021, 15:43 Nga DOSJA
Kurti flet për Liqenin e Ujmanit: Qëndrimet tona mbesin të

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dalë në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë për 100 ditët e para të qeverisjes. Gazeta Ekspress shkruan se Kurti në deklaratën e tij ka komentuar raportin e SHBA-ve për Liqenin e Ujmanit si dhe Marrëveshjen e Washingtonit.

Në lidhje me Liqenin e Ujmanit, ai tha se qendrimet e tyre mbesin të njejta, se ai është një liqen artificial i Kosovës

“Qëndrimet tona sa i përket Liqenit të Ujmanit janë të njëjta, natyrisht që mund të bëhen analiza dhe studime por detyra jonë thotë që duhet ta konsiderojmë Liqenin e Ujmanit, ashtu siç është, Liqe articial i Kosovës nga Kosova. Unë natyrisht që do të marr të gjitha argumentet të cilat mund të jenë edhe shtesë për qëndrimin tonë të njëjtë”, tha ai.

Ndërsa për Marrëveshjen e Washingtonit, ai tha se e vetmja pikë e vlefshme në artë marrëveshje është njohja e dyanëshme mes Kosovës dhe Izraelit.

“Sa i përket Marrëveshjes së Ëashingtonit, qysh në fillim e kam thënë se pika e saj më e vlefshme është ajo e fundit që tashmë është realizuar, por s’mund të flasim sikur s’ka ndodhë 14 shkurti ose 22 marsi, ka njerëz që jetojnë në të kaluarën por nuk besoj se ata i përkasin të ardhmesë në këtë kuptim ndryshimi në Kosovë është gjigand, ne jemi përfaqësues të këtij ndryshimi të cilin e bëri populli i Kosovës”, tha Kurti.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 100 ditet e para te qeverisjes kurti albin kurti liqeni i ujmanit 100 ditet e para te qeverisjes kurti albin kurti liqeni i ujmanit

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2021, 15:19

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka deklaruar se me dozat e ardhura deri tani në Kosovë si dhe me dozat që do të vijnë mund të imuniz...