Bota

Kurti: Marrëveshja me Serbinë nuk varet nga unë, as nuk është prioritet në qeverisjen tonë

30 Qershor 2021, 15:59 Nga DOSJA
Kurti: Marrëveshja me Serbinë nuk varet nga unë, as nuk

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se se nuk varet nga ai se kur mund të përmbyllet marrëveshja dialogu Kosovë-Serbi. Gazeta Ekspress shkruan se sipas Kurtit nuk varet nga Kosova marrëveshja finale por nga Serbia, ndërkohë që përsërtiti se dialogu me Serbinë nuk është prioritet e qeverisjes së tij.

“Se kur do të ketë marrëveshje me njohje të ndërsjellë – që për bindjen time nuk ka alternative – nuk varet prej meje, varet prej Serbisë. Ju po e vëreni se prioritet i yni është punësimi dhe drejtësia, meanxhimi i pandemisë”, tha ai.

Ai gjithashtu shtoi se dialogu me Serbinë nuk është çështje esenciale për popullin e Kosovës.

“Kur na pyetni për dialogun ne përgjigjemi, por jeta jonë nuk është e varur nga njohja nga Serbia”, theksoi Kurti.

Ndërkoë që më tej shtoi se Kosova në 10 vite ka bërë shumë koncesione në mënyrë që të marrë njohjen e Serbisë, edhe pse kjo e fundit nuk ka ardhur asnjëherë.

“10 vjet koncesione në Kosovë. Gjithmonë me idenë se në fund vjen pavarësia, përkatësisht njohja e Serbisë për pavarësinë e Kosovës. Çfarë të bëjmë tash me ato koncesione? Është mirë t’i pyesni tash ata që i bënë këto koncesione”, tha Kurti.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 100 ditet e para te qeverisjes kurti albin kurti 100 ditet e para te qeverisjes kurti albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2021, 15:19

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka deklaruar se me dozat e ardhura deri tani në Kosovë si dhe me dozat që do të vijnë mund të imuniz...