Bota

Haxhiu: Në 100 ditët e qeverisjes kursyem 2.5 milion euro

30 Qershor 2021, 16:20 Nga DOSJA
Haxhiu: Në 100 ditët e qeverisjes kursyem 2.5 milion euro

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur se në 100 ditët e qeverisjes ata kanë kursyer rreth 2.5 milion euro.

Telegrafi shkruan se Haxhiu gjithashtu është shprehur se gjatë kësaj kohë kanë adresuar shumë shkelje ligjore në institucionet përkatëse.    

“Brenda kësaj periudhe kemi adresuar shumë shkelje ligjore që kanë ndodhur brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe do të vazhdojmë të bëjmë një gjë të tillë. Në kuadër të mandatit të MD-së, ndër të tjera të ruajtjes dhe administrimit të pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar brenda 100 ditëve kemi nxjerr vendim që kemi propozuar që 10 prona të konfiskuara të jepen shërbim ministrive përkatëse. Tani jemi duke pritur përgjigjet nga ministritë. Sa i përket kursimit të buxhetit ne kemi arritur të kursejmë paranë publike në vlerë prej 2 milionë e 500 mijë euro. Këtu futen kategoritë e kursimeve, ndaljeve të shpenzimeve, ulje të pagave, të tarifave dhe ndalje të keqpërdorimeve”, tha ajo.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 100 ditet e para te qeverisjes kurti albulena haxhiu 100 ditet e para te qeverisjes kurti albulena haxhiu

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2021, 15:19

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka deklaruar se me dozat e ardhura deri tani në Kosovë si dhe me dozat që do të vijnë mund të imuniz...