Sport

VIDEO / Shokuese, ylli i MMA godet keq racistin…

30 Qershor 2021, 12:23 Nga DOSJA
VIDEO / Shokuese, ylli i MMA godet keq racistin…

ANGLI – Ylli i arteve marciale mikse, Joe Schilling, shpërndau në rrjetet sociale një video të tij, ndërsa godiste me grushte një person në një lokal, që sipas tij përdori fyerje raciste dhe e kërcënoi me jetë.

Videoja shokuese tregon Schilling, ndërsa godet 31-vjeçarin, Justin Balboa, në një lokal në Fort Lauderdale, Florida, pasi ky i fundit i tha diçka, ndërsa sportisti e shtyu teksa kalonte.

Schilling u kthye direkt dhe pa paralajmërim e qëlloi dy herë 31-vjeçarin, i cili i papërgatitur, rrëzohet në tokë.

Luftëtari mundohet të justifikohet, se e sulmoi Balboan pasi e kërcënoi dhe qe një akt vetëmbrojtje, por Balboa mohon gjithçka dhe për këtë arsye bëri dhe një kallëzim në polici për incidentin.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll