Sport

“Ju lutemi shiheni kombëtaren nga televizori”

30 Qershor 2021, 12:14 Nga DOSJA
“Ju lutemi shiheni kombëtaren nga televizori”

ANGLI – Çerekfinalja e fundit, e përcaktuar mbrëmjen e djeshme është ajo mes Ukrainës dhe Anglisë. “Tre Luanët” do të sfidojnë kombëtaren e drejtuar nga Shevchenko më 3 korrik, përballje që do të luhet në “Olimpico” të Romës.

Në Itali pritet të zbarkojë një numër i madh i tifozëve të çmendur anglezë, teksa autoritetet ishullore kanë bërë thirrje që të evitohet udhëtimi masiv drejt Romës.

Në Italia është detyrim karantina prej 5 ditësh për njerëzit që vijnë nga Anglia. Në “Olimpico” do të jenë të pranishëm 16 mijë tifozë për të ndjekur nga afër çerekfinalen Ukrainë-Angli.

Kërkojmë që tifozët tanë ta mbështesin ekipin kombëtar nga shtëpiaLe të brohorasin përpara TV sa më shumë të munden, në mënyrë që të dëgjohen britmat e tyre deri në Romë.

Jam i sigurt që do të jemi në gjendje të shfrytëzojmë rastin për të mbështetur më mirë ekipin tonë kombëtar fantastik“,- deklaron Anne Marie Trevelyan, zëvendës ministrja e Tregtisë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll