Aktualitet

Rrahën një grua, SHÇBA pezullon nga detyra shefin e Rendit dhe “të plotëfuqishmin” e Himarës (EMRAT)

30 Qershor 2021, 11:27 Nga DOSJA
Rrahën një grua, SHÇBA pezullon nga detyra shefin e Rendit dhe

VLORË– Xhevdet Qepo, Shefi i Rendit dhe sigurisë publike në policinë e Himarës, në bashkëpunim me specialistin e zonës, Kastriot Satka kanë dhunuar një grua. SHÇBA njofton se Qepo dhe Satka kanë kryer veprën penale të “Kryerjes së veprimevearbitrare”. Hetimi për efektivët nisi nga ana e SHÇBA-së pasi një denoncuese u dhunua nga polici i zonës, inspektori Satka.

NJOFTIMI:

SHÇBA, në kuadër të procedimit penal nr.1522/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ekzekutoi urdhërin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për punonjësit e Policisë:• N/Komisar XH.Q., me detyrë Shefi Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë;• Inspektor K.S., me detyre Specialisti i zonës në Njësinë Administrative Lukovë, Himarë. Procedimi ka filluar mbi bazën e kallëzimit të një shtetaseje për veprën penale të “Kryerjes së veprimevearbitrare”, pasi është ushtruar dhunë ndaj denoncueses, nga ana e Inpektorit K.S.Ekzekutimi i urdhërit u pasqyrua me proces-verbalin përkatës dhe materialet u vunë në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Vlorë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shefi i rendit ne himare arrestohet specialisti i zones ne himare dhune ndaj denoncueses kastriot satka xhevdet qepo arrestohet shefi i rendit ne himare arrestohet specialisti i zones ne himare dhune ndaj denoncueses kastriot satka xhevdet qepo

Sondazh

Poll