Aktualitet

‘Task forca’ në Vlorë! 35 subjekte nën kontroll, policia evidenton 7 parcela pa leje, heq 95 shezlongë dhe 20 çadra në

30 Qershor 2021, 10:58 Nga DOSJA
‘Task forca’ në Vlorë! 35 subjekte nën kontroll,

VLORË– Policia bashkiake është zhvendosur në jug të vendit, për të evidentuar se cilat janë subjektet që kanë zaptuar vijën bregdetare në mënyrë të jashtëligjshme. Si rezultat i kontrolleve deri në këto momente në 37 subjekte janë evidentuar 5 parcela pa leje ku janë hequr rreth 95 shezlongë dhe rreth 20 çadra.


NJOFTIMI I POLICISE:

Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nis faza e dytë e operacionit për lirimin e hapsirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra.
Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Vlorë, Himarë, Sarandë, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në qarkun Vlorë.Kontrolli ka filluar nga Zvërneci deri në Ksamil, dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare.Si rezultat i kontrolleve deri në këto momente në 37 subjekte janë evidentuar 5 parcela paleje ku janë hequr rreth 95 shezlongë dhe rreth 20 çadra.Operacioni vijon pa probleme.

OPERACIONI ‘Bregdeti ynë’! Zbatohet urdhri i Ramës, nis aksioni policor për lirimin e hapësirave publike në plazhe. Në Kavajë sekuestrohen 550 shezlonë dhe 280 çadra! 3 biznese të bllokuara në Durrës, zbrazen parcelat në Velipojë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni bregdeti yne operacioni bregdeti yne

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Qershor 2021, 09:24

VLORË-Në rrugë, jashtë ambienteve të teatrit të Vlorës, në këtë mënyrë u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Për shkak se teatri ishte i mbyl...