Aktualitet

“Mos lëvizni nga terreni nga ora 10″/ Ardi Veliu mbledh në Tiranë gjithë vartësit, u kërkon “llogari” për Qarkore

30 Qershor 2021, 10:51 Nga DOSJA
“Mos lëvizni nga terreni nga ora 10″/ Ardi Veliu mbledh në

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka thirrur një takim me të gjithë drejtuesit në qarqe, ku në fokus ka qenë analiza e rezultateteve që janë arritur që nga qarkorja e brendshmë që u shpërnda një muaj më parë.

Kryepolici kërkoi nga shefat e komisariateve por dhe drejtuesit e Policisë një angazhim të shtuar në territoret që mbulojnë me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale në vend.

Gjatë takimit që zgjati rreth 3 orë, Veliu u ka kërkuar që shefat e komisariateve mos të largohen nga territori para orës 22:00; të listohen lokalet dhe ambientet që frekuentohen nga elementi kriminal; dhe shërbimet e forcave operacionale të mbajnë në vëzhgim elementin kriminal me prirje në fushën e krimeve ndaj jetës.

Po ashtu kryepolici paralajmëroi se qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i secilit drejtues do të varet nga reagimi i strukturave, duke nisur atë që ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e paralajmëroi disa ditë më parë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu levizjet ne policine e shtetit ardi veliu levizjet ne policine e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Qershor 2021, 09:24

VLORË-Në rrugë, jashtë ambienteve të teatrit të Vlorës, në këtë mënyrë u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Për shkak se teatri ishte i mbyl...