Aktualitet

Aksioni kundër zaptimit të tokave në bregdet, policia në Durrës: Evidentohen 7 parcela pa leje në 30 subjekte, hiqen 290 s

30 Qershor 2021, 10:33 Nga DOSJA
Aksioni kundër zaptimit të tokave në bregdet, policia në

DURRËS– Policia bashkiake në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike që janë zënë në mënyrë të jashtëligjshme, ka vijuar inspektimin dhe në Durrës. Policia ka evidentuar 7 parcela në 30 subjekte të cilat ishin pa leje. Më pas ka bërë të mundur heqjen nga hapësira publike të 290 shezloneve dhe 141 çadrave.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nis faza e dytë e operacionit për lirimin e hapsirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra. Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Durrës dhe Stacioni i Policisë Plazh, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Durrës.Kontrolli ka filluar nga Përroi Agait në drejtim të vendit të quajtur “Plepa” dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare.Si rezultat i kontrolleve deri në këto momente në 30 subjekte janë evidentuar 7 parcela pa leje ku janë hequr rreth 290 shezlongë dhe rreth 141 çadra.Operacioni vijon pa probleme.

OPERACIONI ‘Bregdeti ynë’! Zbatohet urdhri i Ramës, nis aksioni policor për lirimin e hapësirave publike në plazhe. Në Kavajë sekuestrohen 550 shezlonë dhe 280 çadra! 3 biznese të bllokuara në Durrës, zbrazen parcelat në Velipojë

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni bregdeti yne operacioni bregdeti yne

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Qershor 2021, 09:24

VLORË-Në rrugë, jashtë ambienteve të teatrit të Vlorës, në këtë mënyrë u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Për shkak se teatri ishte i mbyl...