Aktualitet

Defekt në rrjet, mbeten pa energji elektrike disa zona të Tiranës, OSSHE nuk jep detaje për rikthimin e shërbimit

30 Qershor 2021, 10:30 Nga DOSJA
Defekt në rrjet, mbeten pa energji elektrike disa zona të

TIRANË– Një pjesë e ish-bllokut në Tiranë ka mbetur pa energji elektrike prej disa minutash, pasi rrjeti pësoi një defekt.

Sipas OSSHE-së, zonat e prekura përfshinin sheshin Wilson, zonën te stadiumi Dinamo, një pjesë e Komunës së Parisit dhe rrugën Muhamet Gjollesha e deri te disa pallate te bulevardi Bajram Curri.

Shkak i ndërprerjes së energjisë është bërë një defekt në zonë. Ndërkohë nuk dihet ende se kur mund të zgjidhet defekti dhe kur do të rikthehet energjia elektrike.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ndërprerja e energjise ndërprerja e energjise

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Qershor 2021, 09:24

VLORË-Në rrugë, jashtë ambienteve të teatrit të Vlorës, në këtë mënyrë u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Për shkak se teatri ishte i mbyl...