Aksioni në plazhe për zaptimin e hapësirave pa leje, drejtori i Rendit në Shkodër, tregon ku qëndron PROBLEMATIKA
30 Qershor 2021, 11:12Nga DOSJA
SHKODËR– Zëvendës drejtori i Rendit dhe i Sigurisë Publike në Shkodër, Dashamir Spaho ka folur në lidhje me aksionin e policisë për lirimin e zpatimit të hapësirave pa leje në plazhe.
Spaho thotë se po kryhet fillimisht një kontroll mbi ligjshmërinë e plazheve stacionare të vendosura në Velipojë. Spaho tha se po kontrollohet çdo hapësirë duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për këtë problem.
Spaho tha se kanë pasur vetëm dy subjekte që kanë pasur problematikë për mbivendosjen e metrave, pra kanë shfrytëzuar metra më shumë nga sa kanë aplikuar në E-Albania dhe kemi marrë masa për lirimin e ambientëve dhe për ta vënë në shfrytëzim të subjektit që do të fitojë ne E-Albania.
‘Në kuadër të masave për kontrollin e ligjshmërisë së plazheve stacionere të vendosur në plazhin e Velipojës kemi hartuar një plan masash. Kemi ngritur një grup task forcë dhe në bashkëpunim me bashkinë dhe agjencinë e turizimit po kontrollojmë çdo hapësirë duke na paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për këtë problem.Kemi pasur vetëm dy subjekte që kanë pasur problematike për mbivendosjen e metrave, pra kanë shfrytëzuar metra më shumë nga sa kanë aplikuar në E-Albania dhe kemi marrë masa për lirimin e ambienteve dhe për ta vënë në shfrytëzim të subjektit që do të fitojë ne E-Albania.Bëhen veprimet proceduriale, dhe këtij biznesi i hiqen shezlongët dhe mjetet e tjera që ka vendosur për shfrytëzim. Në kuadër të grupit të task-forcë do të bëhen dhe me topografë nga bashkia. Nuk është hequr asnjë subjekt që është i ligjshme. Pse ndërhyhet tani? Është punë e vazhdueshme, do të ndërhyhet edha pas një jave edhe pas një muaji. Problematike mbetet mosdhënia e aplikimit ku ata dëshirojnë, por dëshirat e subjekteve mund të jenë të ndërthurura.Burim konflikti nuk ka me asnjë subjekt, nuk ka asnjë problematikë, por ne kontrollin do ta vazhdojmë dhe ne kontrollojmë ligjshmërinë. Thirrja e policisë së Shtetit është zbatoni vetëm ligjin. Ju ftoj të gjithëve të vini në Velipojë dhe ju sigurojmë që siguria do të jetë maksimale.’– tha Spaho.
VLORË– Policia bashkiake është zhvendosur në jug të vendit, për të evidentuar se cilat janë subjektet që kanë zaptuar vijën bregdetare në mënyrë të jashtël...
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka thirrur një takim me të gjithë drejtuesit në qarqe, ku në fokus ka qenë analiza e rezu...
LEZHË– Qyteti i Lezhës, nuk ka raportuar asnjë rast te shkeljes së zaptimit të vijës bregdetare. Task-Forca, në përbërje të së cilës ka 1 grup FNSH, shërbi...
TIRANË– Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, por fatmirësisht nuk ka patur asnjë viktimë. Momenti i aksident...
FIER– Darzeza dhe Semani, u bënë dy ‘pikësynimet’ e policisë bashkiake për të evidentuar të gjitha zaptimet që janë bërë në vijën bregdetare në mënyrë të paligj...
DURRËS– Policia bashkiake në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike që janë zënë në mënyrë të jashtëligjshme, ka vijuar inspektimin dhe ...
TIRANË– Një pjesë e ish-bllokut në Tiranë ka mbetur pa energji elektrike prej disa minutash, pasi rrjeti pësoi një defekt.Sipas OSSHE-së, zonat e prekura p...
VELIPOJË– Policia ka zbarkuar në Velipojë, pas qytetit të Durrësit, aty ku zhvilluan aksionin për heqjen e shezlonëve dhe çadrave që janë vendosur n...
Aktualitet30 Qershor 2021, 09:24
VLORË-Në rrugë, jashtë ambienteve të teatrit të Vlorës, në këtë mënyrë u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Për shkak se teatri ishte i mbyl...
VELIPOJË– Aksioni i policisë në Velipojë ka krijuar pakënaqësi nga pronarët e bizneseve që shprehen se parcelat i kanë marrë me të drejtë nga qeveria. Me l...