Aktualitet

Tre subjekte në Darzezë dhe Seman pa leje! Policia ‘aksion’ në mes të ditës, hiqen 157 shezlonë dhe 76 çadra

30 Qershor 2021, 10:37 Nga DOSJA
Tre subjekte në Darzezë dhe Seman pa leje! Policia

FIER– Darzeza dhe Semani, u bënë dy ‘pikësynimet’ e policisë bashkiake për të evidentuar të gjitha zaptimet që janë bërë në vijën bregdetare në mënyrë të paligjshme.  Deri tani janë evidentuar 3 subjekte në Darzezë dhe Seman pa leje ku janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra. Operacioni policor po vijon në disa zona bregdetare në vend.


NJOFTIMI I POLICISË:

Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nis faza e dytë e operacionit për lirimin e hapsirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra.Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, shërbime të Komisariatit të Policisë Fier dhe Divjakë, Policia Bashkiake, Inspektoriati i Territorit të kontrollit dhe zyra e Tatimeve të Bashkisë Fier, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Seman, Darzezë dhe Divjakë.Si rezultat i kontrolleve deri tani janë evidentuar 3 subjekte në Darzezë dhe Seman pa leje ku janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra.Operacioni vijon pa probleme.

OPERACIONI ‘Bregdeti ynë’! Zbatohet urdhri i Ramës, nis aksioni policor për lirimin e hapësirave publike në plazhe. Në Kavajë sekuestrohen 550 shezlonë dhe 280 çadra! 3 biznese të bllokuara në Durrës, zbrazen parcelat në Velipojë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni bregdeti yne operacioni bregdeti yne

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Qershor 2021, 09:24

VLORË-Në rrugë, jashtë ambienteve të teatrit të Vlorës, në këtë mënyrë u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Për shkak se teatri ishte i mbyl...