Aktualitet

Ekzekutohet me plumb në kokë dhe në zemër shqiptari në Francë, dyshohet se u vra për ‘larje hesapesh’

30 Qershor 2021, 11:15 Nga DOSJA
Ekzekutohet me plumb në kokë dhe në zemër shqiptari në

FRANCË– Një shqiptar në Francë është ekzekutuar me dy plumba nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në kryqëzimin e rrugës des Frères-Eberts me rrugën Livio, në sektorin Plaine-des-Bouchers, ndërsa për shqiptarin dihet vetëm që është rreth 60-vjeç.

Sipas mediave vendase, autorët janë larguar në drejtim të paditur , ndërsa policia franceze është vënë në ndjekje të tyre.

Shqiptari i cili u vra me dy plumba, mësohet se ka marrë një plumb në kokë dhe tjetrin në zemër, të cilat ishin fatale për 60-vjeçarin.  Policia dyshon se arsyeja e ekzekutimit të shqiptarit lidhet me larje hesapesh.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet shqiptari ne france ekzekutohet shqiptari ne france

Sondazh

Poll