Hiqen shezlonët një e nga një! Efektivët e policisë ‘vëzhgojnë’ aksionin policor në plazhet e Durrësit, gjenden 11
30 Qershor 2021, 08:53Nga DOSJA
DURRËS– Policia ka nisur aksionin për të liruar hapësirat bregdetare të zaptuara në mënyrë të paligjshme. Në gjithë zonën e Durrësit, janë evidentuar 11 parcela pa leje ku janë hequr rreth 550 shezlongë dhe rreth 280 çadra.
Ky operacion, që në përbërje ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Kavajë, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, vjen një ditë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nis faza e dytë e operacionit për lirimin e hapsirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra.Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Kavajë, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Golem.Kontrolli ka filluar nga Përroi Agait në drejtim të Karpenit, dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare.Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 11 parcela pa leje ku janë hequr rreth 550 shezlongë dhe rreth 280 çadra.Operacioni vijon pa probleme.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kanë bërë një akuzë të fortë ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca. Në një prononcim për me...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë prokurorin Kreshnik Ajazi, drejtues i Prokurorisë së Elbasanit.Ajazi kaloi në filtër n...
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shoferin e kamionit, Sulo Pajo, ku u sekuestruan 17 kg heroinë. 55-vjeça...
DURRËS– Mbi 1 mijë shezlonë dhe 517 çadra janë sekuestruar nga policia në gjithë vijën bregdetare të vendit. Aksioni u zhvillua nga Ura e Dajlanit t...
TIRANË– Dita e ditë e vaksinimit masiv kundër koronavirusit në vend.Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu bën thirrje qytetarëve mbi 18 vj...
HOLANDË– Policia holandeze ka sekuestruar afro 3 ton kokainë dhe mbi 11.3 milionë euro, në një fermë në afërsi të aeroportit të Amsterdamit. Kjo sasi e sek...
KSAMIL– Biznesmeni Albert Sula ka dalë në një deklaratë për mediat, pasi sipas tij territori i tij është zaptuar nga një person tjetër. Sula, i cili është dhe a...
KAVAJË– Një 61-vjeçar është prangosur nga Policia e Shtetit pasi dyshohet se është ngacmuar seksualisht një të mitur. “Specialistët për Hetimin e Kr...