Aktualitet

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit kalon vetingun

30 Qershor 2021, 08:11 Nga DOSJA
Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit kalon vetingun

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë prokurorin Kreshnik Ajazi, drejtues i Prokurorisë së Elbasanit.

Ajazi kaloi në filtër në të tre kriteret e vetingut, ku nuk iu konstatuan problematika.

Kreshnik Ajazi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Vlorës. Më vonë ai u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe në vitin 2019 u komandua si drejtues në Elbasan. Më 26 mars 2021, Ajazi u caktua nga Këshilli i Lartë i Pokurorisë si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit me një mandat 3 vjeçar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kreshnik ajazi kreshnik ajazi

Sondazh

Poll