Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Morinë kosovari i dënuar me 17 vite burg nga Bullgaria (Emri)

30 Qershor 2021, 08:40 Nga DOSJA
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet

KUKËS– Policia e Shtetit ka vënë në pranga në pikën kufitare të Morinës 41-vjeçarin nga Kosova, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Imrush Junuzi do të ekstradohet drejt Bullgarisë, pasi është dënuar me 17 vite e 6 muaj burg.

Njoftimi i policisë:

Morinë – Kukës

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: Imrush Junuzi, 41vjeç, banues në Gjilan, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kiystendil Bullgari e ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Bullgarisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin në shtetin e Bullgarisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet imrush junuzi imrush junuzi

Sondazh

Poll