Aktualitet

‘Mos ma ço zanin, jam qytetare amerikane’/ Sherr mes biznesmenes dhe policit në Velipojë: Dua parcelën time, e kam me le

30 Qershor 2021, 09:18 Nga DOSJA
‘Mos ma ço zanin, jam qytetare amerikane’/ Sherr mes

VELIPOJË– Aksioni i policisë në Velipojë ka krijuar pakënaqësi nga pronarët e bizneseve që shprehen se parcelat i kanë marrë me të drejtë nga qeveria. Me letra në duar, ata i drejtohen efektivëve të policisë të cilën ndodhen në vendin e ngjarjes.‘Dua parcelat e mia’– i drejtohet një zonjë efektivëve, e cila ka hotelin pranë detit. Ajo kërkon që ti rikthehet pjesa e saj e parcelës, shezlonet dhe çadrat që u hoqën nga aksioni policor. Sipas saj, çadrat që ka pasur përballë hotelit iu janë zhvendosur në një parcelë tjetër, që përkon me konkurentin e saj.

Gruaja i bëri të ditur policëve që është qytetare amerikane e se nëse nuk zgjidhet ky problem do të thërrasë Ambasadën Amerikane.


BISEDA:

Gruaja: Kam pas dy parcela more zotëri’

Polici: Ku i ke

Gruaja: Jam hoteleri e certifikume

Polici: Nuk më intereson. Nuk i gjykoj unë arsyet dhe kriteret.

Gruaja: Merr vesh ktu, se unë jam qytetare amerikane, nuk du me ma cu kush zanin se e thirra direkt ambasadën e amerikës.

Polici: Ta lirum hapësirën që kërkove.

Gruaja: I dua para biznesit tem, para hotelerisë teme. Po ca du unë në fund mor?

Polici: Një minut. Ke 20 metra lejen e miratuar,

Gruaja: Erdhe me pushu ti te na? Si do bësh, 1 orë rrugë që të shkosh aty ku më lat. Unë e dua para hotelit tim. Ne kemi apliku 2 parcela.

OPERACIONI ‘Bregdeti ynë’! Zbatohet urdhri i Ramës, nis aksioni policor për lirimin e hapësirave publike. Në Kavajë sekuestrohen 550 shezlonë dhe 280 çadra! 3 biznese të bllokuara në Durrës!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni bregdeti yne operacioni bregdeti yne

Sondazh

Poll