FOTO: Gjyqtarja e Vlorës, Atalanta Zeqiraj konfirmohet në detyrë! Djali vrapon ta përqafojë, të gjithë në lot
30 Qershor 2021, 09:09Nga DOSJA
TIRANË– Gjyqtarja e Vlorës, Atalanta Zeqiraj ka marrë sot konfirmimin në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Siç shihet nga foto e siguruar nga BIRN, menjëherë pas këtij lajmi pozitiv për karrierën e gjyqtares, djali i saj ka vrapuar ta përqafojë. Ndërsa nuk kanë munguar as lotët.
Procesi i vetingut për gjyqtaren Zeqiraj u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan. Gjyqtarja e Gjykatës së Vlorës, Atlanta Zeqiraj dha shpjegime të përmbledhura në KPK gjatë seancës dëgjimore të hënën, lidhur me dy apartamente të blera nga i ati ndërtues, që ajo i ka përdorur pa pagesë.
Po ashtu, gjyqtarja Zeqiraj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Atalanta Zeqiraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, e ushtron funksionin prej 7 vitesh në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS– Policia ka nisur aksionin për të liruar hapësirat bregdetare të zaptuara në mënyrë të paligjshme. Në gjithë zonën e Durrësit, janë evidentuar 11 pa...
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kanë bërë një akuzë të fortë ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca. Në një prononcim për me...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë prokurorin Kreshnik Ajazi, drejtues i Prokurorisë së Elbasanit.Ajazi kaloi në filtër n...
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shoferin e kamionit, Sulo Pajo, ku u sekuestruan 17 kg heroinë. 55-vjeça...
DURRËS– Mbi 1 mijë shezlonë dhe 517 çadra janë sekuestruar nga policia në gjithë vijën bregdetare të vendit. Aksioni u zhvillua nga Ura e Dajlanit t...
TIRANË– Dita e ditë e vaksinimit masiv kundër koronavirusit në vend.Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu bën thirrje qytetarëve mbi 18 vj...
HOLANDË– Policia holandeze ka sekuestruar afro 3 ton kokainë dhe mbi 11.3 milionë euro, në një fermë në afërsi të aeroportit të Amsterdamit. Kjo sasi e sek...
KSAMIL– Biznesmeni Albert Sula ka dalë në një deklaratë për mediat, pasi sipas tij territori i tij është zaptuar nga një person tjetër. Sula, i cili është dhe a...