Aktualitet

17 kg heroinë brenda kamionit! Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shoferin

30 Qershor 2021, 08:04 Nga DOSJA
17 kg heroinë brenda kamionit! Gjykata e Durrësit ka caktuar

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shoferin e kamionit, Sulo Pajo, ku u sekuestruan 17 kg heroinë.

55-vjeçari Sulo Pajo u kap disa ditë më parë, pasi brenda kamionit që ishte nisur drejt Mali të Zi u gjet e fshehur nën kamion. Lënda narkotike u sekuestrua në portin e Durrësit pas një hetimi dhe aksioni të nisur nga policia e Shkodrës.

Lënda narkotike ishte fshehur në sarbatorin e kamionit, e mbështjellë me natriban dhe e ndarë në 34 pako. 55-vjeçari nga Vlora mohoi që të ketë dijeni për drogën në mjetin që drejtonte. Pritet analiza e telefonit të tij për të zbuluar edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rast të trafikut të drogës.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres gjykata e durresit sulo pajo durres gjykata e durresit sulo pajo

Sondazh

Poll