Aktualitet

195 mln euro “mall”! Kapet një sasi rekord kokaine në Holandë, në pranga 2 persona! Sekuestrohen armë, municione e send

30 Qershor 2021, 07:49 Nga DOSJA
195 mln euro “mall”! Kapet një sasi rekord kokaine në

HOLANDË– Policia holandeze ka sekuestruar afro 3 ton kokainë dhe mbi 11.3 milionë euro, në një fermë në afërsi të aeroportit të Amsterdamit. Kjo sasi e sekuestruar, konsiderohet si më e madhja e kapur ndonjëherë në Holandë.

Sipas mediave vendase, kokaina nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 195 milionë eurove. Policia, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kishte kryer kontrolle në një pronë private në fshatin De Kavakel, disa kilometra në jug të aeroportit Schiphol.

Përveç kokainës dhe parave, Policia gjithashtu konfiskoi dhe sende luksoze duke përfshirë verëra të shtrenjta, një makinë antike dhe një libër rreth legjendës së boksit Muhamed Ali me vlerë 12 500 euro (14 877 dollarë).

Po ashtu u gjetën dhe sekustruan gjashtë armë, silenciatorë, municione dhe makineri për numërimin e parave u kapën gjithashtu. Si pasojë, dy persona, 54 dhe 29 vjeç, kanë rënë në prangat e Policisë. Të dy akuzohen për trafik droge. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet holande kokaine ne holande holande kokaine ne holande

Sondazh

Poll