Aktualitet

OPERACIONI ‘Bregdeti ynë’! Zbatohet urdhri i Ramës, aksioni policor për lirimin e hapësirave publike në gjithë territo

30 Qershor 2021, 07:59 Nga DOSJA
OPERACIONI ‘Bregdeti ynë’! Zbatohet urdhri i Ramës,

DURRËS– Mbi 1 mijë shezlonë dhe 517 çadra janë sekuestruar nga policia në gjithë vijën bregdetare të vendit. Aksioni u zhvillua nga Ura e Dajlanit tek Iliria, si dhe nga Përroi i Agait te Shkëmbi i Kavajës, Lezhë dhe Vlorë. Aksioni i policisë është në zhvillim e sipër për të gjitha ato subjekte që kanë zënë territor plazhi pa leje zyrtare.

Bëhet me dije se në Durrës janë bllokuar 3 plazhe private, ndërsa 2 prej tyre i janë sekuestruar çadrat dhe shezlonget, ku njëri ndodhet te Ura e Dajlanit dhe tjetri te Shkëmbi i Kavajës. Ndërkohë, në Velipojë po bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe për ata subjekte që nuk disponojnë lejen, do t’i bëhet bllokimi i shezlongëve dhe çadrave.

Në gjithë zonën e Durrësit, janë evidentuar 11 parcela pa leje ku janë hequr rreth 550 shezlonë dhe rreth 280 çadra.

Ky operacion, që në përbërje ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Kavajë, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, vjen një ditë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.

Një ditë më parë kryeministri Rama paralajmëroi bizneset që t’i largojnë vetë çadrat dhe materialet që kanë vendosur pa leje në të kundërt ato do t’u sekuestrohen dhe nuk do t’iu jepen më.

“Ajo ç’ka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do të zbatohet me hir apo pahir, dua tiu bëj thirrje të gjithë sibjekteve, që nuk kanë leje, të largohen nga sipërfaqet që nuk u takojnë me ligj dhe me rregull. Policia do të jetë në të gjithë bregdetin dhe do të konfiskojë të gjitha çadrat që nuk janë në pëputhje me letrat, hapësirat publike janë të popullit. Skema e re e administrimit të plazheve ka krijuar më shumë të ardhura për sektorin publik, në këtë rast bashkitë, dhe më shumë hapësira për qytetarët që nuk duan të jetë pjesë e hapësirave ku plazhi administrohet nga privati. Besoj se përveç disa rasteve që janë publike, dhe disa të tjera që janë problematike, pjesa tjetër është pozivitve. Subjektet që nuk kanë leje duhet të largohen vetë, dhe të mos humbasin bazën materiale, e cila do tiui merret dhe nuk do t’iu kthehet më mbrapsht”,- tha Rama në konferencën që mbajti ditën e djeshme me gazetarët, duke marrë shkas nga masakra e Velipojës, ku u vranë 4 persona për shkak të sherrit për ndarjen e shezlonëve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ikmt ne durres lirimi i hapesirave publike ne durres operacioni bregdeti yne edi rama ikmt ne durres lirimi i hapesirave publike ne durres operacioni bregdeti yne

Sondazh

Poll