Aktualitet

‘Nuk dua të derdhet gjak si në Velipojë’/ Denoncimi i biznesmenit në Ksamil: Territorin tim ia dhanë punonjësit të po

30 Qershor 2021, 07:36 Nga DOSJA
‘Nuk dua të derdhet gjak si në Velipojë’/ Denoncimi i

KSAMIL– Biznesmeni Albert Sula ka dalë në një deklaratë për mediat, pasi sipas tij territori i tij është zaptuar nga një person tjetër. Sula, i cili është dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Sarandë është përplasur me punonjësit e policisë, të cilët kanë shkuar dhe i larguan çadrat dhe shezlongët. Ai tregon se atë pjesë plazhi e shfrytëzon prej 15 vitesh, ndërsa tani me mënyrë korruptive ia kanë kaluar pa asnjë kriter një punonjësi policie.

“Problemi tani është shumë i madh për mua. Realisht unë jam njeri me karakter që nuk më pëlqen që në një konflikt të derdhet gjak si në Velipojë, por kërkoj nga drejtësia, drejtësi. Ky problem është në lidhje me kontratën me stacionin e plazhit që i është dhënë një punonjësi të policisë, i cili ka aplikuar në emrin e gruas së vet”, tha biznesmeni.

Sula shpreh shqetësimin për pjesën e plazhit, duke u prononcuar se hapësirën e shfrytëzuar prej tij, ia kanë dhënë policit.

“I janë dhënë padrejtësisht 400 metra katrorë në territorin e plazhit tim dhe me pak fjalë e gjeti të shtruar, të investuar nga unë, të mirëmbajtur 12 muaj të vitit. Bashkia i bëri procedurat pa pyetur fare pasi unë jam një qytetar që kam investuar aty. Në këto rrethana duhet që të mos goditet një biznes i ndershëm. Personi në fjalë nuk e meriton. Ka një lokal me qira me metra të kufizuar 50 metra. Është një i ardhur që futet direkt në një ambient që e kam pasur me kontratë dhe kam paguar taksa gjithmonë”.

Ai vë në dukje se punonjësi i policisë nuk plotëson asnjë kriter, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Bregdetit nuk i ka dhënë sqarim.

“Bëj thirrje që drejtësia siç ka filluar të funksionojë më mirë të zgjidhë hallet dhe problemet e njerëzve që të mos konfliktohen dhe mos kalojnë në vëllavrasje. Këto janë të lidhura edhe me vendimmarrjet e institucioneve të ndryshme”, tha ai.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albert sula masakra e velipojes sulm ne ksamil albert sula masakra e velipojes sulm ne ksamil

Sondazh

Poll