Sport

“Euro2020” / Deschamps: “Jemi të trishtuar, unë marr përgjegjësitë e mia. Ndoshta nuk meritonim më shumë”

29 Qershor 2021, 05:04 Nga DOSJA
“Euro2020” / Deschamps: “Jemi të trishtuar, unë marr

DANIMARKE – Në ndeshjen e 1/8-ve, në “Parkar” të Kopenhagenit, Zvicra eliminoi francën nga vazhdimi i “Euro2020”. Pasi 90 minutat u mbyllën me rezultatin 3-3 dhe shtesat 2×15 minuta nuk ndryshuan gjë, tek penalltitë Zvicra u tregua më e saktë dhe fitoi 5-4, duke siguruar një biletë për në çerekfinale.

Pas ndeshjes, trajneri Didier Deschamps, në mikrofonët e shumtë të medias u shpreh tepër i dëshpëruar për eliminimin nga “Euro2020”. “Ju vetëm mund ta imagjinoni trishtimin që ne mund të ndiejmë me këtë skenar pak të çmendur.

Ne ishim në fund të qëllimit tonë, kishim bërë atë që ishte e nevojshme për të udhëhequr 3-1 dhe ishim të kënaqur. Por duhet ta pranojmë humbjen. Ne ndoshta nuk meritonim më shumë, ky është futbolli”,- tha fillimisht Deschamps për TF1.

“Unë marr përgjegjësitë e mia. Nuk ka shqetësime. Kur fiton, merita shkon në radhë të parë për lojtarët, kur humbet është faji i trajnerit. Sot, unë jam i trishtuar si gjithë grupi, por duhet ta pranojmë humbjen. Mbappe? Ai është thellësisht i trishtuar si të gjithë lojtarët”,- përfundoi trajneri Deschamps.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport çerekfinale euro2020 trajneri didier deschamps çerekfinale euro2020 trajneri didier deschamps

Sondazh

Poll