Sport

VIDEO/ Ronaldo nuk gjeti dot golin në goditjen e dënimit, ja ankthi që përjetoi Georgina Rodriguez në tribuna

28 Qershor 2021, 12:47 Nga DOSJA
VIDEO/ Ronaldo nuk gjeti dot golin në goditjen e dënimit, ja ankthi

SPANJË-Humbja e Portugalisë ndaj Belgjikës në raundin e 1/8-ave të Europianit i heq Cristianos çdo mundësi për të fituar Topin e Artë këtë sezon. “Ylli” portugez i dha lamtumirën turneut shumë më herët sesa pritej dhe, megjithëse shkëlqeu në fazën e grupeve me pesë gola në tri ndeshje, nuk ishte në gjendje të tërhiqte skuadrën kundër Belgjikës, në “La Cartuja”.

Pavarësisht se portugezi tentoi ti bënte keq portierit të Belgjikës në disa tentativave, nuk ishin të mjaftueshme që Portugalia të kalonte për në raundin tjetër. Mes atyre që e përcollën me shumë emocione ndeshjen nga shkallët e “Puskas Arena” ishte edhe partnerja e Ronaldos.

Në këto foto mund të shihni reagimin e saj pas një goditje të lirë, të ekzekutuar nga ylli i Juventusit. Ajo ishte e shoqëruar nga djali i madh i CR7 dhe disa miq të tij.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 georgina rodriguez portugalia ronaldo euro 2020 georgina rodriguez portugalia ronaldo

Sondazh

Poll